Monday, November 30, 2020

Një ditë në cirk

 Nga Rihana Rexha


Na ishte njëherë një shegert i vogël, me emrin Hlapit, i cili punonte tek Usta Vetullngrysuri. Usta Vetullngrysuri na ishte shume i egër. Hlapiti bashkë me ustain punonin së bashku dhe bënin këpucë, të cilat i shisnin në treg. Pas pak ditësh ishte panairi i tregut që bëhej çdo vit. Aty kishte shumë lloje të ndryshme artikujsh dhe shumë lojëra, madje edhe një cirk. Hlapliti me ustain duhet të punonin shumë në mënyrë që të bënin këpucë të bukura dhe të mira, që kur të shkonin në panair të shisnin sa më shumë. Ditën e panairit, akoma pa dalë dielli, ustai me Hlaplitin u zgjuan sepse ata do të ngarkonin këpucët në karrocë dhe do të niseshin për në panair. Rrugëtimi do të ishte i gjatë dhe ata u nisën sa më herët të ishte e mundur. Gjatë rrugës, një djalë me emrin Marko donte të shkonte në panair, por ai nuk mundej, sepse kishte vrarë këmbën dhe nuk mundej të ecte, por Usta Vetullngrysuri u tregua shumë zemërmirë dhe e mori djalin e vogël me vete. Kur arritën në panair, Hlapliti hapi tendën e vogël dhe i vuri këpucët e bukura palë-palë. Më pas, panairi u hap, por askush nuk po shkonte të blinte këpucë tek ata. Hlapliti na ishte një djalë shumë i mençur dhe filloi të bërtiste: këpucë të mira dhe të bukura. Pas pak pothuajse gjysma e njerëzve që ndodheshin aty shkuan të shikonin këpucët dhe shume shpejt pa u kuptuar fare të gjitha këpucët kishin mbaruar. Meqë këpucët e tyre ishin shitur shpejt, Usta Vetullngrysuri mendoi që të shkonin dhe të shikonin shfaqjen e cirkut sepse ajo do të ishte falas. Gjatë shfaqjes, Hlapliti pa një vajzë, të cilën iu duk se e kishte parë diku tjetër. Ajo ishte vajza që kishte shkuar tek ai dhe kishte blerë këpucët, që kishte veshur gjatë shfaqjes së cirkut. Djali i vogël ishte mahnitur nga talenti që kishte ajo. Kur shfaqja mbaroi, Hlapliti bashkë me Ustain u nisën për në shtëpi. Usta Vetullngrysuri u kujtua për Markon dhe e mori edhe atë për ta çuar në shtëpi. Shumë shpejt u errësua dhe pothuajse nuk dukej asgjë, por për fat të mirë ata ishin afër shtëpisë dhe kështu, edhe pak rrugë iu kishte mbetur. Kur iu afruan edhe më shumë shtëpisë, dëgjohej një e lehur qeni, të cilën Hlapliti e njohu menjëherë. Ai i tregoi ustait që ai ishte qeni i tyre Bundashi dhe ata nxituan për në shtëpi. Kur arritën atje ç’të shihnin, dera e punishtes së ustait ishte hapur dhe asnjë vegël pune e tyre nuk ndodhej aty, por falë Bundashit ata do ta gjenin se ku kishte ikur hajduti. Ata e kapën atë dhe e çuan në polici. Më pas, na doli që ai na ishte pronari i cirkut, ku ata kishin qenë më parë. Ustait iu kthyen veglat e tij të punës dhe çdo gjë u kthye në normalitet.



Klasa e 5-te

Shkolla 9-vjecare "Qamil Xhani", 

Kavaje

Puna e madhe shpërblehet

Nga Florenc Muça




Një të premte të bukur me diell, Hapliti i vogël bashkë me motrën e tij Gita u kthyen nga shkolla. Kur takoi mamanë Hapliti i tregoi asaj se të hënën ai kishte një provim në lëndën e matematikës. Të dy prindërit diskutuan me njëri-tjetrin dhe më pas i thanë atij se në qoftë se ai merrte pikët maksimale në provim ata do t’i blinin një qenush të vogël. Aq shumë u gëzua Hapliti, saqë me të dëgjuar lajmin e gëzueshëm, shkoi menjëherë të mësonte. Të shtunën dhe të dielën ndërkohë që shokët e tij po luanin së bashku ai kishte qëndruar në shtëpi duke studiuar për provimin që e kishte të hënën. Ditën tjetër kur do të bënin provimin të gjithë nxënësit ishin në frikë se si do të  dilnin në provim, por Hapliti as që nuk e vriste mendjen fare sepse ai kishte mësuar aq shumë aq sa mund ta bënte provimin edhe me “sy mbyllur”. Hapliti nuk ishte as nxënës që mësonte shumë, por as nxënës që mësonte pak, por për çudi kur filloi provimi ai po i bënte ushtrimet si të mos ishin asgjë. Ai vazhdoi njëri pas tjetrit me ushtrimet derisa i mbaroi të gjitha. Ai i dorëzoi fletën e provimit, e cila ishte mbushur plot me ushtrime. Mezi po priste përgjigjen kur papritur dëgjohet një zë, ishte zëri i mësueses që e thirri Haplitin të merrte fletën e provimit. Nga 100 pikë që kishte provimi, ai i kishte marrë të gjitha pikët. Kur shkoi në shtëpi nuk e përqafoi mamanë siç bënte zakonisht, por i gëzuar i tregoi fletën e provimit. Më vonë atë dite kur shkuan tek dyqani i kafshëve, mes qindra qenushëve, Hapliti pikasi një qenush të vogël, të zi, i cili ishte shumë i bukur. Ai ishte qeni që ai mori si shpërblim dhe ia vendosi emrin Bundash. Aq i gëzuar ishte, saqë nuk mund ta shprehte dot me fjalë. Prej asaj dite që mori pikët maksimale u ndie krenar për veten sa kuptoi që shpërblimi i asaj dite ishte qenushi, por nëse do të mësonte përditë do të shpërblehej me dituri.


 Florenc Muça

Klasa e 8-të

Shkolla "28 Nëntori", 

Kavajë

Hlapiti me familjen

 Nga Aleksandra Kapaj

Klasa e 4-rt, shkolla 9-vjeçare Frakull e Vogël


Hlapiti me familjen e tij vendosën të shkonin në plazh. Pasi erdhi darka ata shkuan në shtëpi. Gita bëri supë dhe poqi bukë të mirë. Pasi erdhi Hlapiti, u ulën të hanin bukë. Gita i tha Hlapitit:

 – O sa i bukur ishte plazhi, nuk e kisha parë asnjëherë me sy. Kur do të vemi prapë? – pyeti ajo.

 Kur u shtrinë për të fjetur, Gitës iu kujtua se si flinin kur u arratisën kur ishin fëmijë. Hlapiti i tha Gitës që do ta çonte në cirk, ajo u gëzua aq shumë sa nuk vuri gjumë në sy gjithë natën. Të nesërmen, Hlapiti mori familjen e tij dhe shkoi në cirk.

– Sa i mirë që tregohesh me mua e të tjerët! – i tha Gita, Hlapitit.

Ema, vajza e tyre që i ngjan Hlapitit e pyeti të atin:

 – Babi, po unë do të shkoj ndonjëherë në shkollë që të mësoj?

 – Do të shkosh, bija ime bashkë me vëllezërit e motrën më të madhe, – iu përgjigj Hlapiti.

 Ema u gëzua shumë bashkë me fëmijët e tjerë.

– Po shegertët që punojnë do të vijnë në shkollë?! – pyeti Ema me çudi.

– Po edhe ata do të vijnë, – tha Hlapiti.

– Po ty kush do të të ndihmojë në punishte? – pyeti Bernoldi, djali i Hlapitit.

Pasi erdhi dita e hënë, Hlapiti mori fëmijët e tij dhe shegertët dhe i çoi në shkollë. Aurora, vajza e madhe e Hlapitit ishte e edukuar dhe shumë e bukur. Aurora, Ema, Bernoldi dhe shegertët shkonin për ditë në shkollë dhe mësonin shumë, asnjëri nuk ua kalonte në mësime.  

Friday, November 20, 2020

Aventura e re

 Nga Melisa Kaçaku

Klasa e 7-të

Shkolla 9-vjeçare Frakull e Vogël.



Hlapiti dhe Gita u nisën për në aventurën e radhës.Tashmë ata vendosën se jeta e tyre do të ishte plot me aventura. Së bashku me Bundashin, ec e ec, rrugës panë një plakë, së cilës i kishte vdekur bashkëshorti dhe ishte detyruar ta pastronte vetë barin në fushë. E pyetën se pse po e bënte vetë dhe nuk i kërkoi ndonjë njeriu tjetër ta ndihmonte. Ajo iu pergjigj atyre se nuk kishte askënd që ta ndihmonte dhe duhej ta bënte e vetme. Fëmijëve u erdhi shumë keq dhe e pyetën nëse mund ta ndihmonin atë. Ajo pranoi dhe fëmijët iu futën punës.

Gitës iu kujtua hera e fundit që pastruan barin dhe ajo nuk punoi, sepse iu duk punë e mërzitshme. Por këtë herë nuk ndodhi ashtu. Pasi e pastruan barin, gruaja e moshuar iu dha pak ushqim. Hlapiti dhe Gita hëngrën dhe vazhduan rrugën për aventurën e radhës...

Një natë më parë, kishte rënë shi dhe rruga ishte gjithë baltë. Ata panë një pellg dhe u përpoqën ta kalonin atë. Por fëmijët nuk e dinin se ajo ishte një gropë thithëse. Kështu që fëmijët dhe Bundashi ngecën brenda. Nga frika ata po thërrisnin për ndihmë, por askush nuk po vinte që t’i ndihmonte. Nuk kaloi shumë kohë dhe aty kaloi një fermer, i cili po mbante frerët e lopës së tij me një litar. Ai i dëgjoi brimat e fëmijëve dhe vendosi t’i ndihmonte. Fermeri e hoqi litarin nga lopa dhe ia hodhi fëmijëve.

– Kapeni  litarin, – u tha ai. – Dhe fëmijët ashtu bënë. Pasi e kapën litarin, fermeri i tërhoqi ata. Fëmijët dhe Bundashi shpëtuan. Hlapiti e falënderoi fermerin dhe e pyeti se si quhej. Burri nuk u përgjigj derisa ia lidhi sërish litarin lopës. Më pas, ai i tha se quhej Zemërhekur. Edhe pse kishte emrin të tillë, ai ishte njeri shumë zemërmirë. Zemërhekuri i pyeti se çfarë bënin vetëm dhe fëmijët i thanë se ishin në një aventurë. Burri qeshi dhe u ofroi disa para.

– Nuk ka aventura pa asnjë kacidhe në xhep, – tha ai. Fëmijët nuk i pranuan, por ai këmbënguli dhe ishte Bundashi ai që i mori. Hlapiti, Gita dhe Bundashi pas disa dhjetra metrave panë një djalë të vogël që po ecte. E pyetën dhe tha se po nxitonte për në shtëpi. Fëmijët e shoqëuan deri në shtëpi djalin, dhe vazhduan rrugën për të gjetur aventurën e radhës. Kush e di se çfarë i pret tjetër, tani kishin edhe para me vete, një mjet i rëndësishëm për të blerë ushqim.

Fituesit e vegjël

  Ja dhe konkursit të Adhuruesve të shegertit të vogël i erdhi fundi. Gëzohemi që shumë fëmijë morën pjesë në të, duke shkruar tregime të nd...