Monday, November 30, 2020

Puna e madhe shpërblehet

Nga Florenc Muça




Një të premte të bukur me diell, Hapliti i vogël bashkë me motrën e tij Gita u kthyen nga shkolla. Kur takoi mamanë Hapliti i tregoi asaj se të hënën ai kishte një provim në lëndën e matematikës. Të dy prindërit diskutuan me njëri-tjetrin dhe më pas i thanë atij se në qoftë se ai merrte pikët maksimale në provim ata do t’i blinin një qenush të vogël. Aq shumë u gëzua Hapliti, saqë me të dëgjuar lajmin e gëzueshëm, shkoi menjëherë të mësonte. Të shtunën dhe të dielën ndërkohë që shokët e tij po luanin së bashku ai kishte qëndruar në shtëpi duke studiuar për provimin që e kishte të hënën. Ditën tjetër kur do të bënin provimin të gjithë nxënësit ishin në frikë se si do të  dilnin në provim, por Hapliti as që nuk e vriste mendjen fare sepse ai kishte mësuar aq shumë aq sa mund ta bënte provimin edhe me “sy mbyllur”. Hapliti nuk ishte as nxënës që mësonte shumë, por as nxënës që mësonte pak, por për çudi kur filloi provimi ai po i bënte ushtrimet si të mos ishin asgjë. Ai vazhdoi njëri pas tjetrit me ushtrimet derisa i mbaroi të gjitha. Ai i dorëzoi fletën e provimit, e cila ishte mbushur plot me ushtrime. Mezi po priste përgjigjen kur papritur dëgjohet një zë, ishte zëri i mësueses që e thirri Haplitin të merrte fletën e provimit. Nga 100 pikë që kishte provimi, ai i kishte marrë të gjitha pikët. Kur shkoi në shtëpi nuk e përqafoi mamanë siç bënte zakonisht, por i gëzuar i tregoi fletën e provimit. Më vonë atë dite kur shkuan tek dyqani i kafshëve, mes qindra qenushëve, Hapliti pikasi një qenush të vogël, të zi, i cili ishte shumë i bukur. Ai ishte qeni që ai mori si shpërblim dhe ia vendosi emrin Bundash. Aq i gëzuar ishte, saqë nuk mund ta shprehte dot me fjalë. Prej asaj dite që mori pikët maksimale u ndie krenar për veten sa kuptoi që shpërblimi i asaj dite ishte qenushi, por nëse do të mësonte përditë do të shpërblehej me dituri.


 Florenc Muça

Klasa e 8-të

Shkolla "28 Nëntori", 

Kavajë

No comments:

Post a Comment

Fituesit e vegjël

  Ja dhe konkursit të Adhuruesve të shegertit të vogël i erdhi fundi. Gëzohemi që shumë fëmijë morën pjesë në të, duke shkruar tregime të nd...