Nga Rihana Rexha
Na ishte njëherë një shegert i vogël, me emrin Hlapit, i cili punonte tek Usta Vetullngrysuri. Usta Vetullngrysuri na ishte shume i egër. Hlapiti bashkë me ustain punonin së bashku dhe bënin këpucë, të cilat i shisnin në treg. Pas pak ditësh ishte panairi i tregut që bëhej çdo vit. Aty kishte shumë lloje të ndryshme artikujsh dhe shumë lojëra, madje edhe një cirk. Hlapliti me ustain duhet të punonin shumë në mënyrë që të bënin këpucë të bukura dhe të mira, që kur të shkonin në panair të shisnin sa më shumë. Ditën e panairit, akoma pa dalë dielli, ustai me Hlaplitin u zgjuan sepse ata do të ngarkonin këpucët në karrocë dhe do të niseshin për në panair. Rrugëtimi do të ishte i gjatë dhe ata u nisën sa më herët të ishte e mundur. Gjatë rrugës, një djalë me emrin Marko donte të shkonte në panair, por ai nuk mundej, sepse kishte vrarë këmbën dhe nuk mundej të ecte, por Usta Vetullngrysuri u tregua shumë zemërmirë dhe e mori djalin e vogël me vete. Kur arritën në panair, Hlapliti hapi tendën e vogël dhe i vuri këpucët e bukura palë-palë. Më pas, panairi u hap, por askush nuk po shkonte të blinte këpucë tek ata. Hlapliti na ishte një djalë shumë i mençur dhe filloi të bërtiste: këpucë të mira dhe të bukura. Pas pak pothuajse gjysma e njerëzve që ndodheshin aty shkuan të shikonin këpucët dhe shume shpejt pa u kuptuar fare të gjitha këpucët kishin mbaruar. Meqë këpucët e tyre ishin shitur shpejt, Usta Vetullngrysuri mendoi që të shkonin dhe të shikonin shfaqjen e cirkut sepse ajo do të ishte falas. Gjatë shfaqjes, Hlapliti pa një vajzë, të cilën iu duk se e kishte parë diku tjetër. Ajo ishte vajza që kishte shkuar tek ai dhe kishte blerë këpucët, që kishte veshur gjatë shfaqjes së cirkut. Djali i vogël ishte mahnitur nga talenti që kishte ajo. Kur shfaqja mbaroi, Hlapliti bashkë me Ustain u nisën për në shtëpi. Usta Vetullngrysuri u kujtua për Markon dhe e mori edhe atë për ta çuar në shtëpi. Shumë shpejt u errësua dhe pothuajse nuk dukej asgjë, por për fat të mirë ata ishin afër shtëpisë dhe kështu, edhe pak rrugë iu kishte mbetur. Kur iu afruan edhe më shumë shtëpisë, dëgjohej një e lehur qeni, të cilën Hlapliti e njohu menjëherë. Ai i tregoi ustait që ai ishte qeni i tyre Bundashi dhe ata nxituan për në shtëpi. Kur arritën atje ç’të shihnin, dera e punishtes së ustait ishte hapur dhe asnjë vegël pune e tyre nuk ndodhej aty, por falë Bundashit ata do ta gjenin se ku kishte ikur hajduti. Ata e kapën atë dhe e çuan në polici. Më pas, na doli që ai na ishte pronari i cirkut, ku ata kishin qenë më parë. Ustait iu kthyen veglat e tij të punës dhe çdo gjë u kthye në normalitet.
Klasa e 5-te
Shkolla 9-vjecare "Qamil Xhani",
Kavaje

No comments:
Post a Comment