Thursday, November 21, 2019

Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël - libri


“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”, botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlić-Mažuranić dhe përkthyer në gjuhën shqipe nga Ben Andoni.

Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të krijojë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë të cilave do të hasë shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këto që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita.

Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë nuk ka gjë që s’mund ta arrish.

Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie.

“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990.

Wednesday, November 20, 2019

Konkursi “Adhuruesit e vogëlushit Hlapit”




Vini re!!! Vini re!!!

Fillon konkursi “Adhuruesit e vogëlushit Hlapit”!

Botime Pegi hap një konkurs krijimtarie për të gjithë fëmijët nga mosha 8-14 vjeç.
Të gjithë fëmijët janë të ftuar të shkruajnë një tregim të shkurtër, bazuar në librin "Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”. 

Secili prej tyre është i lirë të krijojë një përrallë të re nga e para me secilin prej personazheve të librit, të ndryshojë rrjedhën e një ngjarjeje të caktuar në përrallë apo çfarëdo tjetër i sugjeron fantazia, por gjithnjë në lidhje me Hlapitin e vogël.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 1 prill 2020 dhe fituesi do të shpallet më datë 1 qershor 2020, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Tregimet e fëmijëve do të publikohen në një blog të veçantë, të quajtur “Adhuruesit e vogëlushit Hlapit” https://hlapit.blogspot.com/

Tregimet do të vlerësohen nga redaksia jonë, pra nga profesionistë të fushës.

Fituesi do të marrë si dhuratë një komplet librash nga botimet tona për fëmijë.

Forca fëmijë, lëreni fantazinë të fluturojë!
Forca mama dhe baballarë, shpërndajeni fjalën te fëmijët tuaj!

Fituesit e vegjël

  Ja dhe konkursit të Adhuruesve të shegertit të vogël i erdhi fundi. Gëzohemi që shumë fëmijë morën pjesë në të, duke shkruar tregime të nd...