Nga Melisa Kaçaku
Klasa e 7-të
Shkolla 9-vjeçare Frakull e Vogël.
Hlapiti dhe Gita u nisën për në
aventurën e radhës.Tashmë ata vendosën se jeta e tyre do të ishte plot me
aventura. Së bashku me Bundashin, ec e ec, rrugës panë një plakë, së cilës i
kishte vdekur bashkëshorti dhe ishte detyruar ta pastronte vetë barin në fushë.
E pyetën se pse po e bënte vetë dhe nuk i kërkoi ndonjë njeriu tjetër ta
ndihmonte. Ajo iu pergjigj atyre se nuk kishte askënd që ta ndihmonte dhe duhej
ta bënte e vetme. Fëmijëve u erdhi shumë keq dhe e pyetën nëse mund ta
ndihmonin atë. Ajo pranoi dhe fëmijët iu futën punës.
Gitës iu kujtua hera e fundit që
pastruan barin dhe ajo nuk punoi, sepse iu duk punë e mërzitshme. Por këtë herë
nuk ndodhi ashtu. Pasi e pastruan barin, gruaja e moshuar iu dha pak ushqim.
Hlapiti dhe Gita hëngrën dhe vazhduan rrugën për aventurën e radhës...
Një natë më parë, kishte rënë
shi dhe rruga ishte gjithë baltë. Ata panë një pellg dhe u përpoqën ta kalonin
atë. Por fëmijët nuk e dinin se ajo ishte një gropë thithëse. Kështu që fëmijët
dhe Bundashi ngecën brenda. Nga frika ata po thërrisnin për ndihmë, por askush
nuk po vinte që t’i ndihmonte. Nuk kaloi shumë kohë dhe aty kaloi një fermer, i
cili po mbante frerët e lopës së tij me një litar. Ai i dëgjoi brimat e fëmijëve
dhe vendosi t’i ndihmonte. Fermeri e hoqi litarin nga lopa dhe ia hodhi fëmijëve.
– Kapeni litarin, – u tha ai. – Dhe fëmijët ashtu bënë.
Pasi e kapën litarin, fermeri i tërhoqi ata. Fëmijët dhe Bundashi shpëtuan.
Hlapiti e falënderoi fermerin dhe e pyeti se si quhej. Burri nuk u përgjigj derisa
ia lidhi sërish litarin lopës. Më pas, ai i tha se quhej Zemërhekur. Edhe pse
kishte emrin të tillë, ai ishte njeri shumë zemërmirë. Zemërhekuri i pyeti se çfarë
bënin vetëm dhe fëmijët i thanë se ishin në një aventurë. Burri qeshi dhe u ofroi
disa para.
– Nuk ka aventura pa asnjë
kacidhe në xhep, – tha ai. Fëmijët nuk i pranuan, por ai këmbënguli dhe ishte
Bundashi ai që i mori. Hlapiti, Gita dhe Bundashi pas disa dhjetra metrave panë
një djalë të vogël që po ecte. E pyetën dhe tha se po nxitonte për në shtëpi. Fëmijët
e shoqëuan deri në shtëpi djalin, dhe vazhduan rrugën për të gjetur aventurën e
radhës. Kush e di se çfarë i pret tjetër, tani kishin edhe para me vete, një
mjet i rëndësishëm për të blerë ushqim.

Bravo Melisa!
ReplyDelete