Monday, November 30, 2020

Hlapiti me familjen

 Nga Aleksandra Kapaj

Klasa e 4-rt, shkolla 9-vjeçare Frakull e Vogël


Hlapiti me familjen e tij vendosën të shkonin në plazh. Pasi erdhi darka ata shkuan në shtëpi. Gita bëri supë dhe poqi bukë të mirë. Pasi erdhi Hlapiti, u ulën të hanin bukë. Gita i tha Hlapitit:

 – O sa i bukur ishte plazhi, nuk e kisha parë asnjëherë me sy. Kur do të vemi prapë? – pyeti ajo.

 Kur u shtrinë për të fjetur, Gitës iu kujtua se si flinin kur u arratisën kur ishin fëmijë. Hlapiti i tha Gitës që do ta çonte në cirk, ajo u gëzua aq shumë sa nuk vuri gjumë në sy gjithë natën. Të nesërmen, Hlapiti mori familjen e tij dhe shkoi në cirk.

– Sa i mirë që tregohesh me mua e të tjerët! – i tha Gita, Hlapitit.

Ema, vajza e tyre që i ngjan Hlapitit e pyeti të atin:

 – Babi, po unë do të shkoj ndonjëherë në shkollë që të mësoj?

 – Do të shkosh, bija ime bashkë me vëllezërit e motrën më të madhe, – iu përgjigj Hlapiti.

 Ema u gëzua shumë bashkë me fëmijët e tjerë.

– Po shegertët që punojnë do të vijnë në shkollë?! – pyeti Ema me çudi.

– Po edhe ata do të vijnë, – tha Hlapiti.

– Po ty kush do të të ndihmojë në punishte? – pyeti Bernoldi, djali i Hlapitit.

Pasi erdhi dita e hënë, Hlapiti mori fëmijët e tij dhe shegertët dhe i çoi në shkollë. Aurora, vajza e madhe e Hlapitit ishte e edukuar dhe shumë e bukur. Aurora, Ema, Bernoldi dhe shegertët shkonin për ditë në shkollë dhe mësonin shumë, asnjëri nuk ua kalonte në mësime.  

No comments:

Post a Comment

Fituesit e vegjël

  Ja dhe konkursit të Adhuruesve të shegertit të vogël i erdhi fundi. Gëzohemi që shumë fëmijë morën pjesë në të, duke shkruar tregime të nd...