Vini re!!!
Vini re!!!
Fillon
konkursi “Adhuruesit e vogëlushit Hlapit”!
Botime Pegi
hap një konkurs krijimtarie për të gjithë fëmijët nga mosha 8-14 vjeç.
Të gjithë fëmijët
janë të ftuar të shkruajnë një tregim të shkurtër, bazuar në librin "Aventurat
e pazakonta të shegertit të vogël”.
Secili prej tyre është i lirë të krijojë një
përrallë të re nga e para me secilin prej personazheve të librit, të ndryshojë
rrjedhën e një ngjarjeje të caktuar në përrallë apo çfarëdo tjetër i sugjeron fantazia,
por gjithnjë në lidhje me Hlapitin e vogël.
Konkursi do
të jetë i hapur deri më datë 1 prill 2020 dhe fituesi do të shpallet më datë 1
qershor 2020, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Tregimet e
fëmijëve do të publikohen në një blog të veçantë, të quajtur “Adhuruesit e
vogëlushit Hlapit” https://hlapit.blogspot.com/
Tregimet do
të vlerësohen nga redaksia jonë, pra nga profesionistë të fushës.
Fituesi do
të marrë si dhuratë një komplet librash nga botimet tona për fëmijë.
Forca fëmijë,
lëreni fantazinë të fluturojë!
Forca mama
dhe baballarë, shpërndajeni fjalën te fëmijët tuaj!

No comments:
Post a Comment