Nga Marvin Kurti
E kush nuk i pëlqen aventurat e
pazakonta dhe të bukura të shegertit të vogël.
Edhe unë dua të shtegtoj, të
njoh botën e të ndihmoj njerëzit në nevojë. Çdo ditë një aventurë e re, e cila
na mëson një mësim të ri për jetën.
Për Hlapin ishte një mister, i
cili lindi nga nevoja për t’u larguar nga vështirësia që po kalonte me ustain. Të
gjithë duan të përjetojnë aventurat e Hlapin por asnjë s’do të përjetojë vështirësitë
e tij me ustain vetullngrysur. Por ne duhet të dimë që çdo vështirësi duhet
kaluar dhe ne duhet te shpresojmë për më të mirën. Hlapi u tregua i guximshëm
te merrte një rrugëtim te panjohur me
çizmet për te cilat ishte ndëshkuar. Të ndihmonte me dashamirësinë e tij këdo
qe takonte.
E si mund te besojmë se do kalojnë vështirësitë e t’i gëzohemi aventurave të bukura?
Mendoj se kjo është shumë e
lehtë. Ne duhet të jemi te mençur si një libër, të mirë sa dielli dhe te lumtur
si një zog.
Nëse jemi të mençur si libri ne
arrijmë të zgjidhim çdo vështirësi e të fitojmë guxim për t’u lumturuar si një
zog. E nëse jemi te mire si dielli do të ngrohim zemrat e shumë njerëzve ashtu
siç bën dielli me rrezet e tij që ngroh
botën.
E kështu duhet të jemi dhe ne fëmijët me mirësinë tonë, të ngrohim zemrat e njerëzve
që kanë nevoje të ndihen të lumtur si zogjtë.
Marvin Kurti
Klasa 5-të
Shkolla "Metronom"
Tiranë

No comments:
Post a Comment