Nga Neda Biba
Hlapiti një djalë me një zemër të madhe që i ndryshoi jetën kaq shume njerëzve, por mbi të gjitha lumturoi zemrën e një nëne, duke i gjetur vajzën e humbur prej shumë vitesh.
Historia jonë e ka zanafillën ne Kroacinë e viteve 1900, një periudhë gjatë së cilës shumë kroatë udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo më kot edhe historia e shegertit të vogël është një histori shtegtimi, në kërkim të një bote më të mirë. Përgjatë gjithë rrugës së tij, shegertin tonë e shoqëron besimi në zot ( kujtojmë se kroatët janë një popull shumë besimtar). Në shumë momente të kësaj historie, ne shohim elemente të besimit si falja përpara gjumit apo ylli blu (simbol i mbrojtjes dhe besimit në këtë kulturë).
Gjatë gjithë udhëtimit, autorja nënvizon ndjenjën e barazisë mes personazheve, si një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Të dy personazhet kryesore të kësaj historie si Hlapiti ashtu dhe Gita vinin nga dy histori krejtësisht të ngjashme, histori ku kujdestarët e tyre u sollën keq me ta, dhe të dy këto personazhe na dhanë kaq shumë mësime për jetën, edhe pse fëmijë. Së pari na treguan se gjithmonë duhet të luftojmë për të drejtat tona, dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojmë nënshtrimin apo ligësinë.
Hlapiti ishte një djalë që kurrsesi nuk do të arrinte të shkelte besimin dhe premtimet e tij. Kjo na bën ta duam aq shume këtë personazh heroik për fëmije.
Mirënjohja
ishte ndoshta virtyti më i madh i këtij personazhi kuptimplotë, i cili dhe në
momentet më delikate, dhe në rrethanat më të këqija, falë besimit të fortë e të
palëkundur se e mira do të triumfojë përherë, na rikujton edhe njëherë parimet
me të shtrenjta të të qenit njeri dhe të besimit në zotin e tij.

Bravo Neda 👏🏽👏🏽
ReplyDeleteTe lumte Neda ��
ReplyDeleteUroj te fitoj Neda
ReplyDeleteMëndje'arta Neda.. urime 👏👏👏👏
ReplyDelete